Denis Dyrnjaja ‘shuplakë’ Rita Petros: “Më shumë se e neveritshme!” - Celebrity
KreuCelebrity

Denis Dyrnjaja ‘shuplakë’ Rita Petros: “Më shumë se e neveritshme!”

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një poezi e Rita Petros, e cila lidhet me inçestin, ose më konkretisht me dëshirën e motrës për të kryer marrëdhënie me të vëllanë.  Komentet kanë qenë të shumta, edhe pse siç mund të mendohet, një përqindje e madhe kanë shprehur mendimin kundër krijimit të fundit të Petros. Në këtë kategori përfshihet edhe gazetari Denis Dyrnjaja, i cili nuk ka patur pak për të thënë.

“Neveris çdo predikim inçesti!”, e ka filluar kështu statusin Dyrnjaja, duke e cilësuar poezinë si ‘deformime personale’, të cilat ‘qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike, duhen refuzuar dhe përbuzur’. Gazetari ka vijuar edhe më tej, duke shprehur se ‘dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti’. Dyrnjaja e ka quajtur poezinë të neveritshme, duke thënë se ata që i pëlqejnë dhe i mbështesin vargjet, kanë mungesa dhe boshllëqe seksuale. Më poshtë do të gjeni statusin e plotë:

“Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.

Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.

Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”

Ndërsa, poezia e Rita Petros është kjo:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF