Detaji në ftesën e dasmës mbretërore dëshmon që Meghan Markle është (ndër të tjera) grua e divorcuar! - Celebrity
KreuCelebrity

Detaji në ftesën e dasmës mbretërore dëshmon që Meghan Markle është (ndër të tjera) grua e divorcuar!

Po dëgjojmë shumë për dasmën mbretërore, por le ta pranojmë që kjo nodh sa herë që ndonjë pjesëtar i familjes është pranë një eventi tejet të rëndësishëm. Mëghan Marke ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e mundshme dhe po favorizohet gjithnjë e më shumë nga publiku. Nga ana tjetër, një fenomen i tillë ka surprizuar edhe disa nga ndjekësit e historisë rojale, pasi e shkuara e Markle nuk është ndër më idealet e mundshme.

Nëse u duk disi e habitshme që Kate Middleton, gjatë periudhës së universitetit vishte panatllona me shtat të ulët apo parakalonte në pasarelë vetëm me të brendshme, Meghan ka një tjetër ‘njollë’ në të shkuarën e saj: martesën paraprake me Trevor Engelson, marrëdhënia që u finalizua me divorc pak vite më parë. Ndonëse kjo mendohej të ishte pengesa kryesore e aktores dhe Princ Harry-t për t’u pranuar si çift nga Mbretëresha, duket se diçka e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Kensington Palace ka shprehur në mënyrë jo të drejtpërdrejt faktin se nuk e kanë problem diçka të tillë.

Këtë e dëshmon një nga detajet bashkangjitur ftesës së dasmës. Nëse e vëreni me kujdes, artistes i referohet: ‘Ms. Meghan Markle’, në dallim nga Kate Middleton, e cila e kishte të shkruar kështu: ‘Miss Catherine Middleton’. Sipas ‘rregullave’ angleze, ‘Miss’ është titull që nuset marrin kur martohen për herë të parë. Nëse bëhet fjalë për martesë të dytë, përdoret ‘Mrs.’ Ose ‘Ms.’ Një detaj i tillë është parë nga ekspertët si modernizim i pallatit mbretëror, të cilët kanë qenë gjithmonë shumë kritikë ndaj të shkuarës së të tjerë njerëzve që u fusnin në familje. Epo, kohët vërtetë kanë ndryshuar!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF