Shkarkohet nga detyra? Reagon Monika Lubonja: Kam dhënë dorëheqjen për teatrin dhe kinemanë - Celebrity
KreuCelebrity

Shkarkohet nga detyra? Reagon Monika Lubonja: Kam dhënë dorëheqjen për teatrin dhe kinemanë

“Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja”. Ishte ky lajmi që raportuan disa media mëngjesin e sotëm.

Por kontaktuar nga Revista BORDO lidhur me këtë lajm, Monika Lubonja është shprehur se nuk është aspak i vërtetë. Ajo ka deklaruar se nuk është shkarkuar nga detyra, por ka dhënë dorëheqjen për shkak impenjimeve në dy projekte të tjera të mëdha: në teatër dhe në film.

“Unë kam dhënë dorëheqjen për dy projekte të mëdha: rikthim në teatër për një shfaqje të re dhe një film që do filloj së shpejti. Për dy projekte të mëdha që po më marrin shumë kohë”, është shprehur ajo për Revistën BORDO.

Këtë gjë e ka paralajmëruar më herët edhe me një status në rrjetet sociale, i cili mban datën 23 janar ku shkruante:  Po vjen projekti i ri ….kësaj radhe do më shikoni komplet ndryshe ( si aktore ).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF