Keni kuriozitet për ‘Doktor Plastik’? Kiara zbulon detaje të reja nga formati! - Celebrity
KreuCelebrity

Keni kuriozitet për ‘Doktor Plastik’? Kiara zbulon detaje të reja nga formati!

Është një ndër formatet që po priten të nisin dita-ditës. Prej disa kohësh tashmë kemi dëgjuar për fillimin e emisionit ‘Doktor Plastik’, i cili do të ketë në fokus pikërisht ato, të shumëfolurat, ndëryrjet estetike. Siç edhe dihet tashmë, drejtuese e formatit do të jetë Kiara Tito, ndërsa sot, kjo e fundit ka zbuluar më shumë rreth asaj çka pritet të shohim.

https://www.instagram.com/p/BgoYPEgFp5B/?hl=en&taken-by=kiaratito

‘Doktor Plastik’ do të transmetohet në televizionin Klan, e për datën e nisjes Kiara premton: ‘Së shpejti!’Moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram spotin prezantues të formatit, që vjen si risi për ekranet shqiptare. Mes falenderimesh për stafin realizues, me aq sa shohim nga video e shpërndarë nga Tito, kuptohet se në fokus do të jenë njerëz të thjeshtë, të cilët nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre. Për transformimet përkatëse, përgjegjës do të jenë emra kirurgësh dhe mjekësh të huaj, me eksperiencë në një fushë të tillë. ‘Jemi pothuajse gati’, ka shkruar ndër të tjera Kiara, duke ngacmuar kështu ndjekësit për fillimin e transmetimit të ‘Doktor Plastik’.

https://www.instagram.com/p/Bg1AjrSFiwk/?hl=en&taken-by=kiaratito

Ndonëse lajmi për startimin e formatit është bërë i ditur me kohë, duket se tashmë koha është edhe më e afërt nga se e mendojmë. E presim me padurim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF