Shokuese për fansat e Trump: Melania e urren jetën e saj! - Celebrity
KreuCelebrity

Shokuese për fansat e Trump: Melania e urren jetën e saj!

Marrëdhënia e çiftit Trump nuk ka qenë aspak ideale, që nga momenti kur u zgjodh Presidenti i SHBA-ve. Zonja e Parë ka treguar disa herë se është e pakënaqur me jetën e saj, ndërsa studiuesit e gjuhës së trupit nuk janë treguar pozitivë për sa i përket studimeve të fundit për Donald dhe Melania-s. Por, një nga të dhënat e fundit zbulon një fakt aspak të këndshëm mbi bashkëshorten e Trump…

Sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, Melania e urren jetën e saj, që pasi Donald u zgjodh President. Vëmendja që i është kushtuar marrëdhënies mes çiftit po e shtyn Zonjën e Parë drejt depresionit dita-ditës. “Nëse do të mundej, do të merrte djalin dhe një çantë dore e do të zhdukej”, ka thënë burimi për Us Weekly. Ndërsa, një i afërt i çiftit ka konfirmuar se Melania është tejet e lodhur nga orët e programuara që duhet të kalojë krah të shoqit.

Asgjë nuk duket se po shkon mirë mes çiftit Trump, ndërsa para pak kohësh u zbulua se Melania mendonte se familja e tyre ishte shndërruar në një telenovelë Kardashianësh. Kohë të errëta për Zonjën e Parë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF