Gent Bushpepa e bind Eleni Foureira që të jesh shqiptare nuk është keq! - Celebrity
KreuCelebrity

Gent Bushpepa e bind Eleni Foureira që të jesh shqiptare nuk është keq!

Prej përvojave të mëparshme që kemi dëgjuar nga emigratët shqiptarë në Greqi, apo ndoshta nga frika se origjina e saj do ta penalizonte atë në rrugën drejt suksesit, Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e kishte fshehur prej vitesh identitetin e saj. Mirëpo kjo nuk zgjati përgjithmonë. Atëherë, kur ajo u shndërrua në një personazh shumë të njohur dhe ia doli të bëjë emër,  Eleni u ndal të fliste për origjinën e saj dhe arsyet përse kishte marrë këtë vendim.

“Kam fshehur që kam lindur në Shqipëri, për shkak se kur shkoja në kompanitë diskografike, ata nuk donin as ta dëgjonin. Ndaj dhe vendosa  se nuk do lejoja asgjë të më ndalonte për të arritur atë që doja”- është shprehur ajo kohë më parë.

Megjithatë, kohët kanë kaluar, ajo sot është një ndër emrat më të njohura në Greqi dhe tashmë nuk ka asnjë arsye që ta fshehë origjinën e saj. Në një intervistë për Wiwibloggs këngëtarja, që do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion, është shprehur: “Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri, ku nuk njeh asnjë, je 7 vjeç dhe duhet të nisësh jetën nga fillimi. Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bëri mua kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi, i cili është një shtet fantastik, por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”.

Për herë të parë, në Eurovizion janë tre shqiptarë: Ermal Meta që përfaqëson Italinë, Eleni Foureira Qipron dhe Eugent Bushpepa Shqipërinë. Këta të fundit janë takuar me njëri-tjetrin në provat e Eurovizionit, të cilët nuk kanë nguruar që të bëjnë një foto së bashku, madje duke bërë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve. Madje, Eugenti duket se i thote Elenit se nuk është keq të jesh shqiptar (haaa)!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF