Elisabetta Franchi bashkon Sara Hoxhën dhe Eva Longorian - Fashion
KreuFashion

Elisabetta Franchi bashkon Sara Hoxhën dhe Eva Longorian

Duket se stilistja Elisabetta Franchi është e preferuara e motrave Lori dhe Sara Hoxha. Ishim mësuar që Lorin ta shihnim disa herë me veshje nga stilistja e famshme, por kësaj here vëmendjen tonë e mori Sara. Vetëm tre ditë më parë në mbrëmjen e organizuar nga Ami Event, Sara u paraqit me këtë ‘jumpsuit’ në ngjyrë qumështi nga Elisabetta Franchi dhe dukej e mrekullueshme. Çdo herë e më shumë po na surprizon partnerja e Ledion Liços! Vetëm një muaj më parë këtë veshje e pamë edhe tek aktorja latine Eva Longoria në Billboard Latine. Aktorja shtatshkurtër kishte zgjedhur versionin e bardhë, i cili në kontrast me lëkurën paksa ezmere të saj, dukej shumë bukur. Gjithsesi ne na pëlqejnë të dyja vajzat. Ju ç’mendim keni ‘who wore it better’? Kujt i rri më mirë Elisabetta?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF