Festivali ndërkombëtar i balonave: Mijëra fluturojnë në qiell! - Fashion
KreuFashion

Festivali ndërkombëtar i balonave: Mijëra fluturojnë në qiell!

Mijëra balona shumëngjyrëshe të të gjitha formave dhe madhësive janë shpërndarë gjatë fundjavës në jug-perëndim të Anglisë.
Qyteti i Bristolit ka pritur edicionin e 38-të të eventit më të madh të balonave në Europë, duke pritur kështu mijëra vizitorë. Festa ndërkombëtare e balonave ka zgjatur katër ditë, ndërkohë që mijëra vizitorë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Bristol.
Organizatorët kishin menduar që balonat të ngriheshin në fluturim në agim dhe në muzg, duke i dhënë kështu qytetit një pamje krejtësisht tjetër. Vizitorët kishin mundësinë që të shikonin 30 ekipet që ngrinin balonat shumëngjyrëshe në qiell, duke u shoqëruar nga tingujt e muzikës.
Madje në këtë edicion, një çift ka Kina ka udhëtuar më shumë se 300 milje, në mënyrë të tillë që të realizonin setin e tyre fotografik të dasmës, teksa balonat fluturonin në qiell.

Përshtati: Sidorela Lepri

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF