Trajleri i “Fifty Shades of Red” - Art
KreuArt

Trajleri i “Fifty Shades of Red”

Ka dalë trajleri i parë i “Fifty Shades of Red”, që do të tregojë përkushtimin e dashurisë mes Anastasia Steele (Dakota Johnson) dhe Christian Grey (Jamie Dornan).

Në pamje të dy janë në muaj mjalti , më parë në det, më pas në Versailles dhe në fund në një tarracë në Paris. Filmi i fundit i trilogjisë erotike nga romanet e shkrimtares L. James do të mbërrijë në kinema 9 shkurt 2018.

Skenari do të jetë si gjithmonë nën kujdesin e Niall Leonard, bashkëshorti i Erika Leonard (emri i vërtetë i E. L. James). Filmi do të drejtohet nga James Foley dhe në kast do të gjejmë përveç dy protagonistëve edhe Tyler Hoechlin, Eric Johnson, Arielle Kebbel, Rita Ora, Max Martini, Luke Grimes, Brant Daugherty, Michelle Harrison, Fay Masterson dhe Dylan Neal.

Në film dy të dashuruarit duhet të bëjnë llogaritë me një kthim në të kaluarën. Ndërsa personaze të reja do të hyjnë të bëjnë pjesë në këtë kapitull të tretë. Për të parë këtë histori na mbetet të presim Shën Valentinin e Ardhshëm.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF