Figura prej dylli e Beyonce zhgënjen fansat thellësisht! - Celebrity
KreuCelebrity

Figura prej dylli e Beyonce zhgënjen fansat thellësisht!

Mbretëresha e popit vështirë se e lë veten në hije, e me këtë jemi mësuar prej vitesh tashmë. Gjithmonë në qendër të vëmendjes, fansat janë të interesuar të dinë edhe detajet më të vogla, të llojit: cili nga binjakët e Beyonce lindi i pari?

E adhuruar nga shumica, Bey konsiderohet pa frikë si një ndër figurat më influencuese sot për sot. Duke qenë e tillë, fansat nuk lejojnë prekjen apo nëpërkëmbjen e figurës së këngëtares, në një mënyrë apo një tjetër. Ka mjaftuar një postim i një përdoruesi në Twitter,  që bëri adhuruesit të shpërthenin në lum kritikash.

Si çdo i famshëm tjetër, edhe Beyonce ka një version të sajin prej dylli – punime këto, që kanë për qëllim imitimin perfekt të figurës të të famshmëve. Por, mesa duket këtë herë nuk është arritur qëllimi, pasi punimi në dyll nuk ka aspak lidhje me Beyonce-n, dhe kjo u bë publike nga postimi i lartpërmendur. Ka mjaftuar kaq, për të shtyrë fansat të reagojnë negativisht ndaj asaj që ata e cilësuan si mosrespekt ndaj këngëtares. Dikush ankohej se Kylie Jenner ka një imitim perfekt, e kjo ishte dyfish më acaruese në këtë rast. Të tjerë u shprehën se i përngjasonte më shumë Lindsay Lohan, një pjesë pretenduan se ishte shumë e bardhë dhe pa format e mbushura karakteristike të Bey.

Me pak fjalë, fansat ngritën përsëri një mur mbrojtës rreth e përqark artistes, duke dëshmuar dhe një herë adhurimin e tyre për këngëtaren. Sa super-adhurues ka Beyonce…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF