Një penë e artë dedikuar Gioachino Rossini -t - Art
KreuArt

Një penë e artë dedikuar Gioachino Rossini -t

Pena Gioachino Rossini e Treccani-t, feston, me një edicion special të limituar dhe të kufizuar në numër, 150 vjetorin e vdekjes së artistit të famshëm.

Paketimi përmban dy stilolapsa ( një klasik dhe një stilograf), realizuar tërësisht me dorë, të cilat vijnë me karakteristikat e mëposhtme:

– Pena stilografike në ar 14 k.

– Kapësja e këllëfit të stilolapsit e cila është e praruar në ar dhe punuar në të nxehtë, përfaqësuese e një perdeje teatrore.

– Dy medalje oktagonale, të praruara në ar, të cilat kanë të gdhendur shkronjën ikonike “T” të Treccani-t në krye të stilolapsit dhe Rossini “1868/2018” në pjesën e poshtme të tij.

– Unaza qëndrore me të gdhendur “TRECANNI” në pjesën e përparme dhe numërimin progresiv në pjesën e pasme.

– Reliev i lehte në metal i vendosur në trup të stilolapsit, stampuar në të nxehtë që përshkruan një pejsazh të maleve zviceriane. Dy figurat, ajo e Guglielmo Tell me hark dhe e ushtarit zvicerian, janë të realizuara në mikrofuzion me penelata zmalti të ngjyrosur.

– Design Giovanni Zoda, realizimi Cleto Munari, eksluzivisht për Treccani.

– Kutia në dru të llakuar, ngjyrë të zezë të thellë, me firmën e Gioachino Rossini të gdhendur në kapak dhe një medalje metali me “T” e Treccani-t.

Duke blerë stilolapsat, do të përfitosh gjithashtu një libërth i cili përmban një nga veprat më përfaqësuese të artistit të famshëm, atë të Guglielmo Tell, realizuar posaçërisht nga Giovanni Zoda.

Ndërsa, duke kërkuar informacione për eksluziven Penna Gioachino Rossini, do të përfitosh falas volumin “Gioachino Rossini al Teatro La Scala”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF