Syzet mitike të Audrey Hepbur dhe Grace Kelly në Italoptik - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Syzet mitike të Audrey Hepbur dhe Grace Kelly në Italoptik

Krijimet e e Oliver Goldsmith mbërrijnë në Tiranë

Nëse do të mendosh për ikonat e kinemasë të shekullit të XX, Grace Keelly, Audrey Hepburn apo Michael Caine dhe të gjithë filmat e tyre të viteve ’50-të – ’60-të kanë diçka të përbashkët: syzet e tyre të diellit të cilat i përkasin firmës mjaft të njohur angleze Oliver Goldsmith.

Në 1926 P. Oliver Goldsmith krijoi firmën e tij të syzeve e cila shkaktoi një revolucion të vërtetë në fushën e syzeve të diellit, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, duke i trajtuar syzet për herë të parë si një aksesor dhe duke i dhënë syzeve një status tjetër. Modelet ishin  mjaft unike dhe ekstroverte për kohën.

Goldsmith ishte një revolucion për syzet e diellit, duke ndryshuar perceptimin e tyre nga një nevojë mjekësore, në listën e më të kërkuarave të botës së modës. Kornizat e syzeve ishin unike, duke u kthyer në aksesorin më të dashur për shumë personazhe të famshëm të kinemasë, si: Michael Caine, Audrey Hepburn, Grace Kelly, Sofia Loren, Jackie O, Princesha Diana, dhe lista vazhdon. Sot, trashëgimia dhe tradita e krijuar nga mjeshtri i madh, ndiqet nga stërmbesa e tij, Claire Goldsmith, duke ruajtur me fantatizëm të njëjtën cilësi, zejtari, dhe krenarinë e të punuarit ende me dorë të syzeve të diellit.

Në atë kohë stilistët më të dëgjuar të shtëpive të modës si Dior apo Givenchy i propozuan Goldsmith që të krijonte syzet e tyre të diellit për koleksionet e tyre të paraqitura në sfilatë. Më pas të gjitha revistat e njohura të modës si Vogue apo Elle, i shfaqën këto modele syzesh duke i dhënë rëndësinë e duhur dhe një aksesori të ri, syzeve të diellit.

Oliver Goldsmith përveçse prodhon një syze mjaft fashion, cilësia e tyre është mjaft e lartë. Ato janë të gjitha ‘hand made in Italy ose Japan’, me materialet më të mira që ekzitojnë në fushën e optikës si në prodhimin e lenteve apo dhe atë të montaturës.

Tashmë kjo markë prestigjioze angleze gjendet për herë të parë dhe në Shqipëri, pranë Italoptik, optikës së parë në Shqiperi, e cila ofron për klientët e saj EKSKLUZIVISHT këtë firmë të mirënjohur në të gjithë botën.

Tiffany mëngjes me Goldsmith

‘Sot takova një grua të re dhe të bukur, e cila quhej Audrey Hepburn. Më thanë se ajo do të jetë një yll i madh’ – shkruan Oliver Goldsmith, pas takimit që pati me aktoren gjatë xhirimeve të filmit “Mëngjes te Tiffany”, ku ikona e kinemasë mbante një palë syze të firmosura pikërisht nga mjeshtri i madh. Që prej asaj ditë, këto syze dielli u bënë aq të famshme, sa imazhi i aktores në këtë skenë filmi, lidhet pazgjithshmërisht edhe me emrin e markës Oliver Goldsmith. Portreti i aktores në një mëngjes në rrugët e Manhata me syzet e saj super të mëdha u kopjua për vite me radhë dhe vazhdojnë të kopjohen, si një aksesor i cili plotëson në mënyrë të përsosur veshjen e e aktores. Skeleti i syzeve elegante u punua me dorë në Itali, u dizajnuan për të dhuruar një pamje delikate dhe femërore, duke u kthyer në mit, por edhe frymëzim për botën e e modës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF