Valon Shehu: Me Beatriks Ramosaj kam hatërmbetje - Celebrity
KreuCelebrity

Valon Shehu: Me Beatriks Ramosaj kam hatërmbetje

Duket se ende nuk është harruar gafa që u bë në finalen e spektaklit ‘Your Face Sound Familiar’, në të cilën natën e fianales në spaktakël si fitues u shpall Valon Shehu, por vetëm pak orë më pas Alketa Vejsiu në një postim në facebook sqaroi se kishte ndodhur një gabim kompjuterik në numërimin e pikëve dhe se fituesja e vërtetë është Beatriks Ramosaj. Përveç një postimi në facebook nga Beatriski ku ndër të tjera shkruante se atë çmim e ka merituar, nga Valon Shehu apo konkurrentë të tjerë nuk pati asnjë reagim për këtë çështje. Por duket se këngëtari nga Kosova ka vendosur vetëm tani të flasi për këtë cështje. I ftuar “Expres Roze”, Valoni është shprehur se ai ka menduar se mos në fillim Vera dhe Alketa e kanë bërë gjithë këtë për show, apo zhurmë, por më pas ata e kanë siguruar që nuk është ashtu. E megjithatë ai nuk ka asnjë hatërmbetje me Vejsiun apo Verën. Duket se hatërmbetjen e vërtetë Valoni e ka me Betriksën. Sipas tij fitues janë që të dy, pasi Beatriks e ka marrë këtë çmim pikërisht prej pikëve që i ka dhënë vetë Valoni në natën finale, ndërkohë që statusi që Triksa ka shkruar ato ditë, të linte të kuptonte që ajo është e bindur se fitoren e ka merituar vetëm ajo. “Nuk më ka pëlqyer komenti i Triksës pasi ajo duhet ta thoshte që çmimin e mora prej pikëve të Valonit dhe ashtu siç unë them që e merituam të dy fitoren, ashtu duhet të thoshte edhe Betariks”, është shprehur këngëtari gjatë intervistës. Valoni ka rrëfyer se mes konkurrentëve ka patur edhe shumë xhelozi apo probleme mes marrëdhënieve me njëri-tjetrin, por nuk ka dashur të përmendi emra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF