Basketbollisti Jordan Clarkson, i dashuri i ri i Kendall Jenner - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Basketbollisti Jordan Clarkson, i dashuri i ri i Kendall Jenner

Në ndryshim nga motrat e tjera Kardashian-Jenner, supermodelja Kendall ka ditur gjithmonë sesi ta ruajë jetën e saj private larg syrit të kureshtarëve dhe medias. Por mesa duket kësaj radhe nuk ia ka dal mbanë!
Pak kohë më parë ajo u përfol për një lidhje të mundshme me Harry Styles, ndërkohë që asnjëri apo tjetri nuk konfirmuan asgjë, dhe kështu aludimet ranë.
Kësaj radhe, sipas burimeve pranë supermodeles Kendall Jenner, ajo dhe basketbollisti i LA Lakers, Jordan Clarkson, prej disa kohësh janë në një lidhje. Gjatë së mërkurës, pasi ekipi i tij mundi Miami Heat, ylli i NBA dhe bukuroshja e “Keeping Up With The Kardashians” janë parë së bashku duke darkuar në restorantin “The Nice Guy” në Los Angeles. Ndërkohë që 20-vjeçarja dhe 23-vjeçari mbërritën bashkë në lokal, janë parë të dalin të ndarë. Megjithatë, dëshimtarë kanë thënë se pak metra më poshtë, Clarkson është future në makinën e modeles dhe ajo është parë të kalojë me të në sediljen e pasme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF