Brad Pitt në lot dhe i dëshpëruar, ngushëllohet te prindërit e tij - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Brad Pitt në lot dhe i dëshpëruar, ngushëllohet te prindërit e tij

Dy javë pasi Angelina paraqiti kërkesën për divorc, Brad Pitt është në gjendje të keqe dhe e ka të vështirë ta pranojë rrjedhën që jeta e tij ka marrë, ai është parë shpesh me sytë e përlotur dhe mundohet të gjejë ngushëllim te prindërit, me të cilët flet çdo ditë në telefon.

Me prindërit e Brad Pitt

Kanë kaluar saktësisht dy javë qysh kur Angelina Jolie bëri kërkesën për divorc, menjëherë pas një incidenti që ndodhi gjatë një udhëtimi me avion privat në të cilin u përfshi djali i tyre i madh Maddox. Aktori i famshëm 52-vjeçar po përpiqet ende të marrë veten nga ngjarja që ka përfshirë Departamentin e Policisë së Los Angeles, Departamentin e Sherbimeve familjare dhe avokatët më të mirë.

“UsWeekly” raporton se aktori është në një gjendje të keqe dhe ai e ka të vështirë të pranojë se jeta e tij ka marrë këtë rrjedhë. Ai ndihet i dërrmuar dhe është parë i përlotur.

Sipas burimeve ai ndihet shumë i prekur nga e gjitha kjo, dhe arsyeja e vetme që e bën të vazhdojë janë fëmijët.

Ka gjetur mbështetjen morale te familja e tij, të afërmit dhe miqtë e ngushtë dhe gjithatu te menaxheri i tij. E ëma flet shpesh me të. Prindërit e tij Jane dhe Bill Pitt dhe jetojnë në Missouri. Ai ka një vëlla Doug-un, 50 vjeç, dhe një motër Julie-n, 47.

Motra dhe vëllai i Brad Pitt

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF