Jennifer Garner çon në Disneyland vajzën e saj dhe atë të Jennifer Lopez! - Celebrity
KreuCelebrity

Jennifer Garner çon në Disneyland vajzën e saj dhe atë të Jennifer Lopez!

Jennifer Garner çon në Disneyland vajzën e saj dhe atë

Që kur prindërit e tyre vendosën të rijetonin romancën pas 17 vitesh vazjat e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë lidhur shumë me njëra tjetrën.

Kjo duket qartë edhe në udhëtimin drejt Disneyland që Seraphina 14 vjeç dhe Emme 15 vjeç bënë fundjavën që lam pas. Ajo që i shoqëronte dy adoleshentet në lojërat me adrenalinë ishte pikërisht ish-bashkëshortja e Ben Affleck, Jennifer Garner.

Ndërsa kalonin kohën e tyre në vendin më të lumtur në Tokë duke hipur në slitë, si ‘Big Thunder Mountain Railroad’, dy vajzat, të cilat janë afruar që kur prindërit e tyre rindezën marrëdhënien e tyre në maj 2021 pas gati 20 vitesh larg, dukeshin jashtëzakonisht të lumtura.

Sakaq mami i Seraphina ​​u sigurua që të dokumentonte aventurën argëtuese të vajzave, së bashku me një grup shokësh të tyre adoleshente, teksa me kujdes u bënte foto grupore me miqtë e tyre.

Pas diorcit të tyre Ben Afleck dhe Jennifer Garner kanë ruajtur një marrëdhënie të mrekulueshme, ndërsa Garner i ka marrëdhëniet po aq të mira edhe me partneren aktuale të ish-it të saj Jennifer Lopez.

Më herët, Lopez është shprehur se Garner është një “bashkëprind i mrekullueshëm” dhe vuri në dukje se si ajo punon “vërtet mirë” me Affleck për rritjen dhe edukimin e vajzave. Ndërsa fliste për përzierjen e familjeve të tyre, superylli tha se ata punuan shumë për të trajtuar procesin e ‘tranzicionit’ me ‘shumë kujdes’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF