Sekreti i Jennifer Lawrance, përpara daljes në tapetin e kuq - Celebrity
KreuCelebrity

Sekreti i Jennifer Lawrance, përpara daljes në tapetin e kuq

Është një ndër emrat e rinj në botën e amtrimit, por kjo nuk e ka penguar Jennifer Lawrance të marrë dy trofe Oscar, edhe pse ende në të 20-tat. E famshme për rrëzimet e saj të shumta nëpër ceremoni apo evente të ndryshme, Lawrance e ka deklaruar me kohë se Hollywoody për të ka qenë gjithmonë një ëndërr, të cilën nuk e besonte se do ta arrinte një ditë.

Me gjithë famën e çmimet që mbart mbi supe, me siguri aktorja e ka të vështirë menaxhimin e daljes në tapetin e kuq e shumëçka tjetër. Kështu, zgjidhja ideale për të mbytur stresin e për të qetësuar sistemin nervor përpara ekspozimit në publik, ka qenë dhe vazhdon të mbetet kamomili. Po, e lexuat mirë! Të gjithë e rekomandojnë për qetësues, e Lawrance e vërteton më së miri se një filxhan çaj i këtij lloji detoksifikon trupin, duke çliruar lëndët e panevojshme. J-Law vazhdon t’i mbetet besnike një metode të tillë, e çdokush duhet ta marrë në konsideratë përdorimin e kamomilit. E kujt i duhet stresi?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF