Edhe Kelvi Kadilli, këngëtar! Moderatori publikon këngën “Vajzat e fshatit im! - Celebrity
KreuCelebrity

Edhe Kelvi Kadilli, këngëtar! Moderatori publikon këngën “Vajzat e fshatit im!

Ekrani pa dyshim është një formë shumë e mirë e promovimit të figurës së një personi dhe shumë prej personazheve publike e kanë shfrytëzuar këtë për të ndërtuar bizneset e tyre, disa të tjerë nuk kanë qëndruar vetëm në një fushë të caktuar. Ndoshta mund t’ju vijë paksa çudi, pasi na erdhi pa paralajmërin, por edhe moderatori Kelvi Kadilli, është bërë këngëtar.

Ai ka publikuar ditën e sotme këngën e tij titulluar “Vajzat e fshatit, të cilin e ka shoqëruar edhe me një klip. Një këngë, teksi i së cilës është paksa një ironi me vajzat, dhe vjen si miksim me tingujt e këngës që mban po të njëjtin titull, kënduar nga Alida Hisku, vite më parë.

Videoja është publikuar vetëm pak orë më parë dhe ka marrë shumë klikime dhe komente me vlerësime për Kelvin, moderatorin- këngëtar. Pas Luanës, tashmë kemi një tjetër këngëtar, që vjen nga bota e prezantimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF