‘Fifty Shades Darker’, Kim Basinger, ish e dashura sexy e Christian Gray - Stil Jetese
KreuStil Jetese

‘Fifty Shades Darker’, Kim Basinger, ish e dashura sexy e Christian Gray

basinger (1)Aktorja e Hollivudit, Kim Basinger do të ketë një rol mjaft seksi në kapitullin e dytë të sagës ‘Fifty Shades of Grey’, që do të quhet ‘Fifthy Shades Darker’. 62-vjeçarja do të interpretojë rolin e Elena Lincoln, ish e dashura e protagonistit Christian Grey.

Në filmin e ri do të interpretojnë edhe aktoret Jamie Dornan e Dakota Johnson, protagonistë në pjesën e parë të sagës së shkruar nga E.L James. Aktorja fituese e çmimit Oscar nuk është e panjohur për role të kësaj natyre.

basinger

Një nga rolet e saj mitike mbetet ajo përkrah Mickey Rourke në dramën erotike ‘9 javë e gjysmë’ në vitin 1986, që shumë e kanë krahasuar pikërisht me filmin ‘Fifty Shades of Grey’.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF