Kemi të reja nga dyshja Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu, por fatkeqësisht jo lajme të mira - Celebrity
KreuCelebrity

Kemi të reja nga dyshja Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu, por fatkeqësisht jo lajme të mira

Në pothuajse çdo intervistë që ato kanë pasur, nuk kanë munguar pyetjet për njëri-tjetrin, ndonëse asnjëherë nuk kemi marrë një përgjigje konkrete për të shuar dyshimet tona.

Ndonëse nuk e konfirmuan asnjëherë, burime pranë çiftit janë shprehur se Ilda Bejleri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu janë bashkë madje është përfolur se çifti do të niste bashkëjetesën. Por në një kohë që ne prisnim që lidhja e tyre të zyrtarizohej, burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Ilda dhe Klevisi nuk janë më bashkë!  Sipas tyre,dyshja prej disa javësh nuk ka asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Dyshimet nisën që kur moderatorja dhe deputeti u panë teksa dilnin në një pasdite nga një lokal në kryeqytet. Ato zgjodhën që të mos ta konfirmonin, por edhe as ta mohonin nëse mes tyre kishte një marrëdhënie më shumë se shoqërore, ose jo, megjithatë burimet konfirmonin të kundërtën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF