Olen Cezari, koncert recital për një pasdite plot tinguj - Art
KreuArt

Olen Cezari, koncert recital për një pasdite plot tinguj

Violinisti Olen Cezari do t’i dhurojë artdashësve dhe dashamirësve të violinës së tij një Koncert recital për rreth 2 orë. Në një konferencë për shtyp të dhënë paraditen e sotme, në ambientet e Hotel Rogner, virtuosi i violinës u shpreh se më datë 19 prill ai do të luajë plot 40 këngë nën tingujt e violinës e tij. “Mbrëmja do të nisë me tinguj të fortë, në mënyrë që të ndez publikun”, u shpreh Cezari gjatë Konferencës. Ndërsa përsa i përket axhendës apo repertorit të këngëve që do të luhen natën e 19 Prillit, artisti pranoi se atij nuk i pëlqen që të bëjë një skenar të gatshëm këngësh, pasi ai sheh reagimin e publikut dhe në bazë të këtij reagimi dhe ndjesie që i fal publiku që po e ndjek, ai vendos edhe këngët që luan gjatë koncertit. I mësuar tashmë me koncerte recitale, pasi koncertin e tij të parë recital ai e ka dhënë në moshën 7-vjecare në qytetin e tij të lindjes në Durrës, Oleni na dhuron këtë mërkurë në Pallatin e Kongreseve, në orën 19:00, një pasdite krejt ndryshe të mbushur me art dhe tinguj të pastër të violinës së tij, e cila ka bërë për vetë mijëra artdashës në mbarë botën.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF