Arjola Shehu me një projekt të ri, ndryshe nga ‘Kush vjen për drekë’! - Celebrity
KreuCelebrity

Arjola Shehu me një projekt të ri, ndryshe nga ‘Kush vjen për drekë’!

Nuk vjen krejt e papritur për publikun, pasi në nëntor Arjola Shehu bëri të ditur në programin e pasdites së Rudina Magjistarit, se së shpejti do ta shihnim në një projekt të ri. Tashmë konfirmohet nga vetë moderatorja se gjithçka lidhet me një nismë në radio, e kjo eksperiencë nuk është e panjohur për Shehun.
https://www.instagram.com/p/BbPzehhF1dU/
Kujtojmë se fillimet e Arjolës nisën në emisionin radiofonik ‘Mad’, e ndërsa moderatorja nuk ka lënë pa përmendur dashurinë për këtë fushë. Sot ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shihet në ambientet e një radioje. “Duke u përgatitur për një rikthim. Së shpejti, tek dashuria ime e parë përsëri”, ka shkruar Shehu, ndërsa nuk ka zbuluar ende detaje të mëtejshme.
https://www.instagram.com/p/Bc4QgzclC4_/
Një muaj më parë, Arjola tha se çdo projekt në vijim nuk do ta pengojë rrugëtimin e saj në emisionin në Klan. Dhe besojmë se Shehu do ta mbajë këtë premtim…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF