Bleona Qereti vendos t’i thotë të gjitha për jetën e saj: së shpejti me një libër autobiografik - Celebrity
KreuCelebrity

Bleona Qereti vendos t’i thotë të gjitha për jetën e saj: së shpejti me një libër autobiografik

Tashmë Bleona ka vendosur që t’i thotë të gjitha.

Dhe jo nëpër intervista të ndryshme, por në një libër autobiografik i cili pritet të hidhet në treg shumë shpejt. Pas parakalimit në tapetin e kuq të after party-it të Vanity Fair, që bëri shumë bujë, ku ishte e veshur me një rrjetë gjysmë e zhveshur, Bleona  ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për karrierën e saj, kësaj here në një drejtim krejtësisht ndryshe; si autore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se është koha e duhur për t’u dhënë fund të gjitha përceptimeve të gabuara për jetën e saj dhe për të treguar anën tjetër të historisë.

“Dhe kur kthehesh në një diamant, do të shohësh se pse jeta duhet të të bënte presion ty…Shumë krenare dhe e lumtur që të njoftoj se libri për jetën time, që të gjithë ju keni pritur prej kaq shumë kohësh, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme, të të gjitha aspekteve të jetës sime, dhe të tregoj një tjetër anë të historisë sime. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të “rrinë në vendin e tyre” dhe refuzojnë të marrin “Jo”, shkruan ajo.

Bleona nuk ka dhënë një datë fikse se kur mund të publikohet libri, as titullin…megjithatë ka mjaftuar ky postim dhe të gjithë fansat e saj të entuziazmohen nga një lajm i tillë dhe janë treguar të paduruar për ta marrë librin në duar.

Dhe ne jemi shumë kureshtarë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF