Me fjalë të ndjera, Linda Flloko përlot aktorin si rrallë më parë! - Celebrity
KreuCelebrity

Me fjalë të ndjera, Linda Flloko përlot aktorin si rrallë më parë!

Me gjithë kompleksitetin e artistëve, me gjithë përpjekjen për ndarjen mes individit, personazhit dhe aktorit, ndjenjat nuk mbeten për t’u shprehur vetëm në skenë apo në kuadrin filmik. Promovimi i librit ‘Kërcim në bosh’ i Timo Fllokos risolli dhe një herë këtë të fundit në një ndër versionet e tij më të mira: atë të shkrimtarit. Ceremonia përcolli plot surpriza, ndër të cilat dalloi dhe recitimi i një prej poezive të bashkëshortit nga ana e Vera Grabockës.

Megjithatë, momenti më kulminant i mbrëmjes ka qenë video-mesazhi i ardhur nga Linda Flloko, vajza e vetme e artistëve. “Kjo jetë e përkohë kërkon harmoni, ska kohë për të urryer, kërkon dashuri…Mall i pamatë tek ta do më kthejë, si premtim i heshtur i jetës që përtej. Mirëmbrëma!”, ka qenë kjo vetëm nisja e një fjalimi jo fort të shkurtër, të ardhur nëpërmjet imazhit të lëvizshëm nga larg, drejt e në eventin e mbajtur në Tiranë. Duke përfshirë mallin dhe dashurinë për të dy prindërit, poezinë e kryeqytetin në tërësi, Linda ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të përlotur Timon në një datë aq speciale sa e djeshmja.

Fjalimin e plotë të Lindës mund ta gjeni mëposhtë:

“…Ky zë vjen nga larg, por vjen me shumë dashuri për dy njerëz kaq të shtrenjtë për mua. Jam shumë e lumtur që keni mundësi që sot të jeni dhe të jetoni në qiellin e Tiranës në këtë natë për poezinë, për dashurinë, për jetën. Thonë se ne nuk shkruajmë apo lexojmë poezi për të qenë të përveçëm, por sepse jemi humanë. Mjekësia, ligji, biznesi, politika sigurisht janë qëllime të mëdha të jetës, por poezia, romanca dashuria janë gjithçka për të cilat ne jetojmë. Ju përqafoj shumë fort të gjithëve dhe jam pranë jush me zemër. Uroj të keni një natë të bekuar”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF