Brenda shtëpisë 2 milion dollarëshe të Emily Ratajkowski-t në Los Anxhelos! - Celebrity
KreuCelebrity

Brenda shtëpisë 2 milion dollarëshe të Emily Ratajkowski-t në Los Anxhelos!

Mbani frymën, mbani frymën…sepse sa herë flasim për shtëpitë marramendëse të VIP-ave, nuk mund të japim këshillë më të mirë. Të rejat e fundit në jetën e Emily Ratajkowski-t po nsa sjellin surpriza të njëpasnjëshme, e një prej tyre është edhe blerja e një shtëpie të re, së bashku me Sebastian Bear – McClard.

Çifti u martua në fshehtësi të plotë në nisje të këtij viti e askush nuk mund ta harrojë modelin e nuses moderne që Emily solli për të gjithë (veshur me kostum të ZARA-s!). Investimi në Los Anxhelos koniston në tre dhoma gjumi, tre tualete me pamje nga lagja më e famshme në LA. Rreth 154 metra katror, shtëpia është e pozicionuar në një zonë tejet të qetë. Ndërtuar në 1946, modernizimi (sidomos) në interiere i jep ambientit  një ndjesi krejtësisht bohemiane, kombinuar me aestetikën e zonës përreth. Më tepër besnikë të së bardhës, shtëpia e re e çiftit duket sa e thjeshtë, aq edhe me një frymë ndryshe nga të tjerat.

Emily dhe Sebastian kanë menduar dhe për miqtë, pasi pjesë e shtëpisë është edhe një pjesëz e ndarë nga ambienti i madh, që gjithsesi lidhet me hapësirën kryesore të këtij investimi në tërësi. Më poshtë, do të gjeni dhjetë imazhe, që do t’ju çojnë larg…me ëndrra!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF