Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike” - Celebrity
KreuCelebrity

Mariza Ikonomi në “Kënga Magjike”

Shumë këngëtarë zgjedhin që të vijnë pranë publikut të tyre përmes videoklipeve e disa të tjerë më tepër përmes garës në festivale këngësh. Ky është edhe rasti i këngëtares së mirënjohur Mariza Ikonomi, e cila preferon të sfidojë veten në festival e më pak të vijë pranë fansave me videoklipe.

Mariza Ikonomi është duke u përgatitur për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”. “Kënga është punuar nga Endri Shani ndërsa tekstin ja kam besuar përsëri motrës,” tregon këngëtarja për BORDO. Motra e saj, Ledia Ikonomi, ka shkruar disa nga tekstet e këngëve të Marizës si “Me sytë lart” apo dhe “Mbi urë”, fituese e çmimit të dytë në Festivalin e 42-të të Këngës në RTSH.

Ikonomi rikthehet në “Kënga Magjike” pas duetit me këngëtaren e re Klea vitin e kaluar me këngën “Pikë loti”. Një nga sukseset e këngëtares në këtë garë muzikore është padyshim kënga e vitit 2002 “Piano e vjetër”.

Gjatë verës Mariza u prezantua para publikut shqiptar me videon e këngës “Qesh”. “Këtë këngë e kanë pëlqyer shumë, gjë që nuk e prisja,” shprehet këngëtarja. Muzika dhe teksi u punuan nga vetë Mariza ndërsa orkestrimi nga Dren Abazi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF