Getoari: Ja marrëdhënia ime e vetme me Elvana Gjatën - Celebrity
KreuCelebrity

Getoari: Ja marrëdhënia ime e vetme me Elvana Gjatën

Pak ditë më parë në portale të ndryshme u botua një foto e reperit të njohur Getoar Selimi, i cili shihej duke u puthur me një vajzë. Duke marrë parasysh që bëhej fjalë për një foto të vjetër, u aludua se personi në fjalë ishte këngëtarja Elvana Gjata, ku sipas asaj që shkruhej ata kishin qenë të lidhur dikur. Në fakt, personi në foto nuk është Elvana, por Hana Shehu, e cila ka qenë dikur në një lidhje me reperin. Por çfarë mendon Getoari dhe si është e vërteta e këtij lajmi?
Në një prononcim për Panorama Plus, Getoari ka rrëfyer se ai asnjëherë nuk i ka mbajtur të fshehura të dashurat dhe me Elvanën ka pasur vetëm marrëdhënie profesionale.
“Unë jam një nga personazhet publikë me jetën private më transparente që mund të ekzistojë. Nuk i kam mbajtur fshehur të dashurat që kam pasur, i bindur se nuk po bëja ndonjë krim. Por ama, jeta profesionale ka qenë tjetër gjë. Me Elvanën kemi pasur marrëdhënie profesionale. Patëm bërë një këngë bashkë, që në atë kohë u bë hit, dhe marrëdhënia jonë mbeti vetëm e tillë. Jam i lumtur për sukseset e saj, sepse është një vajzë e talentuar.”, përfundon Getoari.
Kujtojmë që reperi është në një marrëdhënie me moderatoren Marina Vjollca, madje kanë nisur edhe bashkëjetesën. Ndërsa Elvana është përfolur shpesh për një lidhje me producentin dhe këngëtarin, Flori Mumajesi, por të dy kanë thënë që janë vetëm miq të mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF