Martesë me mblesëri? Ledri ka qenë më pranë nga se mendoni! - Celebrity
KreuCelebrity

Martesë me mblesëri? Ledri ka qenë më pranë nga se mendoni!

Është një ndër reperët e preferuar të femrave, por mesa duket edhe Ledri ka patur kërkesa për martesë me mblesëri. Jemi mësuar të dëgjojmë për të kundërtën, ndërsa Xheraldina Vula na ka rrëfyer eksperiencën e të birit në këtë fushë. E ftuar në NRG Radio, Xheri foli shumë për Ledrin dhe jetën personale.

Me humor, ajo ka treguar se i kanë ardhur oferta për ta martuar reperin me mblesëri nga nëna vajzash, por në këtë pikë moderatorja ka pranuar se nuk ka patur ç’të bëjë. “Unë si nënë dua një vajzë të mirë krah Ledrit, edhe pse kjo nuk është në dorën tonë. Ndoshta, edhe vajza e nënës që vjen tek unë nuk e di fare ç’ka ndërmend e ëma”, ka shpjeguar me shaka Xheri. Mes aq shumë romancash që ka kaluar Ledri, vështirë të themi se do të mund të gjehet një bashkëshorte për reperin në një mënyrë të tillë…

Sa për emrin e këngëtarit, e ëma shpjegoi se Vula është i regjistruar me po të njejtin emër që nga lindja, ndërsa ka shtuar se ‘Ledri’ vjen nga koha ilire. Me pak fjalë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë pseudonim të mundshëm!

https://www.instagram.com/p/Bgjh71EALUl/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF