Masa të reja anti-covid: Mbyllen diskot, klubet e natës dhe ‘lounge baret’! Ndalohet muzika pas orës 20:00 në çdo ambient! - Busull
KreuBusull

Masa të reja anti-covid: Mbyllen diskot, klubet e natës dhe ‘lounge baret’! Ndalohet muzika pas orës 20:00 në çdo ambient!

Masa të reja anti-covid: Mbyllen diskot, klubet e natës dhe

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe fataliteteve nga kjo sëmundje në vend, ka bërë që qeveria të rikthejë disa masa për të zbutur gjendjen.

Pak minuta më parë nëpërmjet një dalje publike ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se është nënshkruar akti normative, që hyn në fuqi që nga data e sotme. Sipas këtij akti do të mbyllen diskot, clubet e natës si dhe ‘lounge’ baret, duke qene se këto ambiente cilësohen si vatra infeksioni.  Gjithashtu nuk do të lejohet muzikë në asnjë ambient pas orës 20:00.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF