Gati për MasterChef Junior-in shqiptar! Pak para nisjes, zbulohen detajet e para të spektaklit - Celebrity
KreuCelebrity

Gati për MasterChef Junior-in shqiptar! Pak para nisjes, zbulohen detajet e para të spektaklit

Pas tre sezonesh të suksesshme të MasterChef-it për të rritur, nga data 27 mars do të vijë në ekranin e TVSH, ‘MasterChef Junior’.

Në qendër të saj do të jenë fëmijët nga mosha 8-14 vjeç të cilët kanë talent në kuzhinë dhe vijnë për të provuar veten në një garë  ku do të vlerësohen nga një juri profesioniste, përbërë nga shefi i kuzhinës Juli Zguro, moderatorja e njohur Xheraldina Vula dhe shefi i kuzhinës Sokol Prenga.

Në fazën e parë të garës do të jenë 32 fëmijë, të ndarë në katër grupe me nga tetë anëtarë. Çdo javë, ndryshe nga MasterChef-it për të rritur, do të eleminohen jo një, por dy konkurrentë, një zgjedhje e duhur nga produksioni nisur nga fakti që në garë janë fëmijë, në mënyrë që ata ta marrin paksa më lehtë eleminimin, e ndërsa çdo mbrëmje do të shpallet gjithashtu dhe një fitues, i cili do të ketë disa privilegje si të drejtën për të zgjedhur temën e gatimit apo edhe për të shpëtuar një shok.

Herë pas here, do të ketë edhe të ftuar VIP, lojëra, dhurata për fëmijët. Faza e dytë do të nisë me 16 fëmijë të cilët do të “luftojnë” për disa puntata me radhë për të fituar titullin “MasterChef Junior i Shqipërisë” dhe një një udhëtim në Disneyland së bashku me familjen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF