“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”! Komenti i Elhaida Danit që nxiti reagime të ashpra  ndaj këngëtarit Mentor Haziri - Celebrity
KreuCelebrity

“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”! Komenti i Elhaida Danit që nxiti reagime të ashpra  ndaj këngëtarit Mentor Haziri

Elhaida Dani na surprizoi të gjithëve kur postoi foton me ndryshimin e madh në pamjen e saj. Nga brune ajo u bë një bionde akoma dhe më e bukur. Por pavarësisht fotos së bukur të këngëtares, ndodhi edhe një keqkuptim i “shëmtuar”. Gjithçka nisi nga një koment  me shkaka nga miku i Elhaidës, këngëtari Mentor Haziri.

Duke iu përgjigjur komentit të tij, Elhaida me shaka shkruan: “Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”. E kjo gjë me sa duket ka acaruar ndjekësit e këngëtares të cilët kanë shpërthyer më pas në komente negative ndaj Mentorit.

Nëpërmjet një tjetër postimi në Insta Story, Elhaida ka qetësuar ndjekësit e saj duke sqaruar se e gjitha ishte një shaka. “Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”, ka shkruar Elhaida. Shpresojmë të jenë sqaruar të gjithë tani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF