Me kë e ka Romeo? Mesazh “i koduar” në mbështetje të Donaldit!  - Celebrity
KreuCelebrity

Me kë e ka Romeo? Mesazh “i koduar” në mbështetje të Donaldit! 

Lidhja e Donaldit me Beatix në BBV është kritikuar jo pak, megjithatë vëllai i tij binjak i ka dalë në mbrojtje, e së fundi e tregoi sërish mbështetjen e tij me një postim në Instagram, i cili duket më shumë si një mesazh drejtuar dikujt.

Romeo lëshon disa kunja në mesazhin “e koduar”, duke i krahasuar me sorra ata që i janë kundërvënë vëllait të tij.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën.

Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare, thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, – ka shkruar Romeo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF