U tha se shiti të drejtat e imazhit për krijimin e “binjakut dixhital” të tij Bruce Willis mohon lajmet - Busull
KreuBusull

U tha se shiti të drejtat e imazhit për krijimin e “binjakut dixhital” të tij Bruce Willis mohon lajmet

Agjenti i Bruce Willis ka mohuar lajmet se ylli i filmit ka shitur të drejtat për imazhin e tij.

Javën e kaluar, u raportua se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte shitur imazhin një kompanie të quajtur Deepcake.

Megjithatë, një zëdhënës i aktorit tha për BBC se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.

Një përfaqësues i Deepcake tha se vetëm Willis kishte të drejtat për imazhin e tij.

Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste, shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën.

Më 27 shtator, Daily Mail raportoi se një marrëveshje ishte arritur midis Willis dhe Deepcake.

“Dy herë fituesi i Emmy, Bruce Willis mund të shfaqet ende në filma pasi ka shitur të drejtat e tij të imazhit për Deepcake”, u tha në raportim. Më pas lajmi u bë viral në të gjitha mediat e tjera.

“Bruce Ëillis është bërë ylli i parë i Hollivudit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një “binjaku dixhital” të tij për t’u përdorur në ekran“, informoi Telegrafi.

Por nuk duket se është kështu. Ajo që është e vërtetë është se “deepfake” i Bruce Ëillis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar.

Deepfake kur fytyra apo trupi i një personi ndryshohet në mënyrë dixhitale në mënyrë që të duket se është dikush tjetër.

Teknologjia e përdorur në reklamë u krijua nga Deepcake, një kompani e AI e specializuar në falsifikime.

Deepcake i tha BBC-së se kishte punuar ngushtë me ekipin e Ëillis në reklamën.

“Ai na dha pëlqimin e tij (dhe shumë materiale) për të bërë Binjakun e tij Digital”, thanë ata.

Në faqen e saj të internetit, Deepcake promovon punën e saj me një citim të dukshëm nga Ëillis: “Më pëlqeu saktësia e karakterit tim. Është një mundësi e shkëlqyer për mua që të kthehem pas në kohë.

Megjithatë, agjenti i Ëillis tha për BBC: “Ju lutemi ta dini se Bruce nuk ka asnjë partneritet apo marrëveshje me këtë kompani Deepcake”.

BBC e pyeti agjentin e Ëillis nëse ai kishte punuar ndonjëherë me Deepcake, ose nëse citati i përdorur nga kompania ishte i saktë.

Në një deklaratë nga Deepcake, kompania tha se lajmet se kishte blerë të drejtat për fytyrën e Bruce Ëillis ishin të pasakta.

“Formulimi për të drejtat është i gabuar… Bruce nuk mund t’i shiste askujt asnjë të drejtë, ato janë të tijat si parazgjedhje,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Konfuzioni thekson se sa e re është kjo teknologji – dhe mungesën e rregullave të qarta rreth saj.

Ka gjithashtu shqetësime se aktorët mund të humbasin kontrollin e fytyrave dhe zërave të tyre.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF