Belen Rodriguez: Nuk do të martohem më kurrë - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Belen Rodriguez: Nuk do të martohem më kurrë

Showgirl-i, pas ndarjes nga Stefano De Martino, tani me sa duket është bindur: “Më e shumta që mund të bëj është një festë, ndoshta duke veshur sidoqoftë fustanin e bardhë, por ajo që mund tw them me siguri, është se nuk do të bëj më kontrata”. Ndërkaq që me pilotin Iannone çdo gjë ecën mirë.

Belen Rodriguez: 32-vjeçe dhe ka një martesë mbi supe ( me Stefano De Martino), por ajo tanimë është bindur: “Nuk do të martohem më kurrë”, ka rrëfyer showgirl-i, e ftuar në emisionin “Verissimo”, në krahë të “shoqes së bankës” Michelle Hunziker.

 

Dasma me balerinin ishte një ëndërr e vërtetë, në pasditen e 20 shtatorit të vitit 2013 në “Villa Giannone”, pranë Novara-s. Qindra të ftuar, djali i Santiagos në rolin e shoqëruesit special, vello e gjatë, ndërsa natën e kaluan në “Damien Rice”. Lajmi i ndarjes ishte i papritur dhjetorin e shkuar, thuasje dy vjet më parë.

 

Ndërsa sot Rodriguez e mendon kështu: “ Kur të vij momenti do të bëj vetëm një festë, ndoshta duke veshur vetëm fustanin e bardhë, por fakti që të vendos firmën time në një kontratë nuk më pëlqen”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF