Mos mendoni se nuk ndodh/ Para daljes në skenë, Ledioni merr konfirmim nga Sara! - Celebrity
KreuCelebrity

Mos mendoni se nuk ndodh/ Para daljes në skenë, Ledioni merr konfirmim nga Sara!

Jetë bashkëshortore, marrëdhënie tipike prej të dashuruarish…Nëse mendoni se pas paraqitjes së Ledionit në skenë fshihet një staf i tërë (që edhe mund të ndodhë), dijeni se asgjë nuk është njësoj pa konfirmimin e Sarës. Ka qenë vetë moderatori që e ka zbuluar diçka të tillë, gjatë një videomateriali në ‘Pop Culture’, dedikuar ‘Voice Kids’.

Liço duke bërë një foto para pasqyrës: ka qenë ky momenti kur Kelvi i është drejtuar moderatorit për një prononcim të shkurtër. I ‘detyruar’ për të dhënë një shpjegim, Ledioni ka zbuluar se foton e ka realizuar për Sarën. “Po ia dërgoj Sarës për konfirmim…”, ka thënë Ledioni në humor e sipër. Diçka që e bën gjithmonë apo në raste të veçanta? “Përgjithësisht nuk marr konfirmim, por ndodh që Sara më thotë: ‘Nuk je keq sonte'”, ka vijuar dhe më tej mes të qeshurash, moderatori.

Duke qenë se trashëgimtarja e Top Media është një ndër emrat më të përfolur lidhur me stilin, nuk është çudi që kujdeset si duhet edhe për veshjen e partnerit. Me pak fjalë, në prezantimin e Ledionit në skenën e ‘Voice Kids’, atribute ka edhe Hoxha. Si mendoni, po e bën Sara ‘detyrën’ si duhet?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF