Parashikimi i yjeve, 5 shkurt 2018 - Horoskop
KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 5 shkurt 2018

DASHI
Shmangni zënkat dhe mos lejoni askënd t’ju shqetësojë. Një konfrontim i parakohshëm mund të çojë në rezultate të pakënaqshme. Ju duhet vetëm pak takt për të arritur disa nga qëllimet tuaja. Me pozicionimin e yjeve, armiqtë do të ndihen të pafuqishëm ndaj jush.

DEMI
Sot do të fokusoheni më tepër në krijimin e një mënyre jetese relaksuese, duke u shkëputur kështu nga monotonia e punës dhe aspektit profesional. Shijojeni në maksimum këtë miksim mes punës dhe kënaqësisë vetjake. Do të kesh komunikim të mirë me shefat dhe kjo do t’ju sjellë përfitime të mëdha.

BJNJAKËT
Do të ndiheni impulsivë dhe i gatshëm për të vepruar menjëherë. Energjia karakterizuese nuk do të ketë pengesa. Ana dominante e karakterit do t’ju sjellë paqe dhe harmoni. Gjendja juaj psikologjike është mëse e rëndësishme, kështu që do t’i besono elementëve bazikë të vetvetes.

GAFORRJA
Jeni në mes të një ndryshimi rrënjësor dhe të rëndësishëm të jetës. Intuita dhe largpamësia do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Suksesi juaj është i përcaktuar tashmë dhe nga kjo do të prisni vetëm të mira dhe arritje. Shêndeti i partnerit mund të shkaktojë shqetësime.

LUANI
Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje fjalëve të të tjerëve. Pikërisht këta njerëz mund të karakterizohen nga një lodhje e pazakontë. Është detyra juaj t’i qetësoni dhe t’i riktheni tek karakteri origjinal. E gjithë kjo punë do t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur dhe do t’ju hapë dyert drejt një suksesi të ri.

VIRGJËRESHA
Jeni drejt një rruge me plot të reja, por mos prisni që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve tuaja. Relaksohuni dhr planifikoni çdo gjë me qetësi – fati po ju buzëqesh. Bëni detyrat tuaja dhe qendroni gati për aksion. Ndërkohë, romanca do t’ju mbajë të angazhuar. Kini durim për aq kohë sa është e destinuar që gjithçka të marrë kohën e vetë.

PESHORJA
Sot do ta kuptoni si duhet që një fjalë e mirë funksionon më shumë se sa kritika në vetvete. Do t’ju duhet ndihmë nga një skuadër e madhe dhe aftësitë tuaja drejtuese do të zbulojnë se çfarë nuk shkon. Bëni kujdes gjatë këtij proçesi, pasi një detaj i vogël mund të çojë në një zinxhir reagimesh e situatash të pakëndshme.

AKREPI
Fokusi do të jetë shtëpia, ndërsa shqetësim do të keni shëndetin. Do të jetë përfituese për ju nëse do të harroni gjithçka tjetër dhe të fokusoheni aty ku duhet. Kjo mund të jetë një periudhë ku shumëçka mund të jetë duke ndodhur në jetën tuaj. Disa shqetësime të fshehura do t’ju mbërthejnë papritur.

SHIGJETARI
I druheshit një partneriteti së fundmi, por gjithçka do të dalë për mrekulli. Nëse po merreni me një punë në bankë, do të favorizohet çdo gjë në të mirën tuaj. Disa çështje legale mund të jenë gjithashtu pjesë e axhendës tuaj. Gjendja financiare do të jetë e favorshme. Të dashuruarit do të rendin pas ndjenjës dhe jo pas logjikës.

BRICJAPI
Do të ndiheni shumë optimist dhe me vizione të qarta. Motivimi do të jetë tejet i lartë dhe nëse po prisni diçka, do të merrni vetëm lajme të mira. Do të shkëlqeni në aspektin social. Inteligjenca do t’ju ndihmojë të jeni të pamohueshëm gjatë shpalosjes së ideve të reja.

UJORI
Është dita ideale për të shtyrë edhe më tej negociatat që keni patur në mendje gjatë këtyre ditëve. Me pozicionimin e planeteve në shtëpinë tuaj, energjia dhe kopetenca juaj do të triumfojnë lavdishëm. E keni nisur muajin me premtimin për një të ardhme më të mirë e më të ndritur. Do të jeni plot dinamikë, por do të udhëhiqeni nga pasioni dhe emocionet, më shumë se sa nga prakticiteti.

PESHQIT
Plani kohor është në favorin tuaj ditën e sotme. Keni shumë ide, e pak prej tyre do t’i arrini me sukses. Do të jeni të gatshëm t’ju dilni për zot disa njerëzve në nevojë, ashtu sikurse do të ndihmoni vetveten në një aspekt pozitiv. Gjendja financiare do të përmirësohet ndjeshëm. Nëse po prisni diçka madhore, shumë të mira do t’ju dalin rrugës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF