Chrissy Teigen, një pritje e ëmbël vërtetë për t’u admiruar! - Celebrity
KreuCelebrity

Chrissy Teigen, një pritje e ëmbël vërtetë për t’u admiruar!

Ishte fundi i nëntorit ai që do të sillte lajme të gëzueshme nga familja e John Legend, edhe pse fansat nuk e prisnijn një surprizë të tillë. Chrissy Teigen bëri të ditur se ishte në pritje të ëmbël, për t’i dhuruar një motër ose vëlla Luna-s. Që nga ajo ditë, barku i modeles a vjen e rritet, e Teigen nuk e ka patur aspak problem të ndajë me ndjekësit foto e video të shumta për të treguar këtë proçes të mrekullueshëm.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Një nga fotot ku spikat më shumë barku i Chrissy-t është një moment i ndarë nga oborri i shtëpisë së saj. Modelja është veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, e pavarësisht prerjes së lirshme, format e Teigen nuk mund të fshihen. Edhe pse një proçes i përfunduar tashmë, fansat nuk kanë nguruar të urojnë edhe një herë bashkëshorten e Legend për pritjen e ëmbël. Por, Teigen nuk është mjaftuar me kaq.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Në një postim tjetër, veshur me kostum banjo, me të shoqin përkrahë, Chrissy ka pozuar me duart tek barku, duke bërë thirrje që fansat të gjejnë ndryshimin. Si gjithmonë, nuk mund të mungojë humori karakteristik i modeles, ndërsa po vlerësohet gjithmonë e më shumë për origjinalitetin dhe thjeshtësinë e tregur, të paktën në rrjetet sociale. E në fakt, Teigen na kënaqur jo pak, si në Instagram, ashtu dhe në Twitter!

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF