Një tjetër program i ri në Tv Klan; ja moderatorja dhe lloji i emisionit! - Celebrity
KreuCelebrity

Një tjetër program i ri në Tv Klan; ja moderatorja dhe lloji i emisionit!

 

Portofolit të programacioni të Tv Klan duket se do t’i shtohet edhe një emision i ri.

Moderuar nga gazetarja Mirela Milori, programi i ri duket se do të sjellë për publikun histori njerëzore, e jo më kot drejtuesit e kanë quajtur “Historia ime”.

 

 

Talk show i ri #HistoriaIme së shpejti në #TvKlan nën drejtimin e Mirela Milorit. @mirelamilori #MirelaMilori #TvKlan www.tvklan.al

A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on

Në faqen zyrtare të Tv Klan në instagram është publikuar pak orë më parë një video prezantuese me “Historia ime”, por duke mos zbuluar më shumë detaje, përveç moderatores, dhe orarit që do të jetë në 12:30 të mesditës.

Milori do të vijë ndryshe kësaj here, teska për publikun e gjerë njihet më shumë si gazetare e aktualitet dhe shpesh e kemi parë në panele me debate politike.

Data e çeljes së siparit për këtë program ende nuk është bërë e ditur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF