Lajm i mirë për fansat e Tunës, 2018-ta vjen vetëm me projekte të reja për këngëtaren! - Celebrity
KreuCelebrity

Lajm i mirë për fansat e Tunës, 2018-ta vjen vetëm me projekte të reja për këngëtaren!

Jemi mësuar tashmë me Instagramin e Tunës mbushur me fotot e Tianit. Kemi dëgjuar me dhjetra herë se mes saj dhe Patrisit çdo gjë ka marrë fund, kur në fakt asgjë nuk rezulton e vërtetë. Nga ana tjetër, askush nuk e ka harruar karrierën muzikore të saj, dhe këngët që korrën suksese ndër vite.

E nëse mendoni se Tunën nuk do ta shohim edhe për shumë gjatë në muzikë, atëherë gaboni. Sejdiu do të rikthehet krejt ndryshe këtë vit, me projekte të reja, si dhe me bashkëpunime me emra të mëdhenj të skenës.  Lajmin e ka bërë të ditur ‘Prive’, ku kanë theksuar se detajet i kanë zbuluar burime të sigurta pranë këngëtares.

Ende nuk dihet asnjë informacion i mëtejshëm, por kaq mjafton që fansat e Tunës të gëzohen për atë çka do të sjellë 2018-ta…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF