Pushime në dëborë? Ja çizmet ideale, që nuk do t’ju lënë në baltë! - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Pushime në dëborë? Ja çizmet ideale, që nuk do t’ju lënë në baltë!

Kush tha që pushimet kalohen vetëm buzë detit? Eh, për shumicën kjo do të ishte zgjedhja më e mirë, por ja që gjatë vitit vjen edhe…dimri! Nga ana tjetër, është e kot të qahemi tashmë, për aq kohë sa me pak mend, mund t’ia kalojmë për mrekulli edhe gjatë kësaj stine.

Vetëm mendoni: Kirshtlindjet dhe Viti i Ri festohen në dhjetor! Ku ka më bukur se kaq? Kështu, mund të keni planifikuar që tani pushimet në ndonjë vend malor, ku bëhet ski ose thjesht keni dëshirë të shijoni borën, diku larg qytetit ku jetoni. Kjo në fakt është një panoramë fantastike, por mos ndoshta ju nevojitet diçka më tepër se kaq?

Eh, po flasim pikërisht për veshjen e përshtatshme për një kilmë të tillë, e le ta pranojmë që vetëm këtyre blerjeve nuk i shpëtoni dot. Dhe kjo, falë nevojës për të shmangur të acartin në maksimum. Këtë vit, ne ju prezantojmë me çizmet që jo vetëm do të bëjnë të dukeni plot stil, por nuk do t’ju lënë në balt për sa i përket temperaturave nën minus.

Do të ecni lirisht në terrent e mbuluara nga dëbora, pa frikën se do të humbni ekuilibrin apo se do t’ju lagen këmbët. Modelet janë ideuar për komfort dhe ngrohtësi maksimale, ndërsa shumica synojnë të jenë të gjata mbi kyçin e këmbës. Nëse po planifikoni pushimet në terrenet malore, atëherë duhet medoemos t’i hidhni një sy stileve të mëposhtme. Janë thjesht fantastike!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF