‘Dhëmbë për dhëmbë’ me Albin, Klaudia pushime në Itali nën shoqërinë e balerinit shqiptar! - Celebrity
KreuCelebrity

‘Dhëmbë për dhëmbë’ me Albin, Klaudia pushime në Itali nën shoqërinë e balerinit shqiptar!

Para pak kohësh, Albi Nako dhe Alba Hoxha u përfolën për një romancë mes tyre. Shkak u bënë udhëtimet së bashku në Europë, ndërsa sytë e kujdesshëm vunë re fotot pothuajse të njejta në profilin e secilit. Një lajm i tillë u përgënjeshtrua nga vetë Albi, i cili sqaroi se gjithçka lidhej me një projekt që presim ta shohim së shpejti. Nga ana tjetër, ka qenë radha e Klaudias që këtë herë të shijonte si duhet pushimet me një nga kolegët dhe njëkohësisht miqtë e saj më të mirë.

Graciano Tagani i është drejtuar Italisë, për të marrë një periudhë të shkurtër pushimi. E kush tjetër do ta shoqëronte më mirë se sa vetë Klaudia? Këtij udhëtimi i është bashkuar edhe Adel Lami, një tjetër balerinë e ‘Dancing With The Stars’. Pepa dhe Graciano në veçanti duket se kanë shijuar çdo moment, duke vizituar disa nga vendet më tërheqëse italiane. Ndërkohë, kujtojmë se marrëdhënia mes Taganit dhe Nakos u vu në pikëpyetje pak kohë më parë…

Gjithçka erdhi si pasojë e lëvizjes së Gracianos nga trupa e baletit të Albit, që i është përkushtuar televizionit Klan, në ekranin konkurrent Vizion Plus, për formatin DWTS. Edhe pse thashethemet që qarkulluan ishin të shumta, Graciano deklaroi se mes tij dhe Nakos nuk ka hatërmbetje dhe që kjo zgjedhje nuk ka ndikuar në prishjen e ndonjë raporti të mundshëm me koreografin. Kujtojmë që Tagani ka qenë një ndër miqtë më të afërt të Klaudias dhe Albit, në kohën kur këta dy të fundit gëzonin ende një martesë të shëndoshë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF