Quentin Tarantino më në fund ka yllin e tij në Walk of Fame - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Quentin Tarantino më në fund ka yllin e tij në Walk of Fame

Regjisori Quentin Tarantino inaguroi sot yllin e tij në “Walk of Fame” në Hollywood, disa ditë para shfaqjes së filmit të tij të ri “The Hateful Eight”. Gjatë ceremonisë së inagurimit të yllit të tij para Chinese Theater në Los Angeles, kineasti amerikan tregon para turmës me fansa se si prindërit e tij e dërgonin të shihte filma në këtë kinema kur ai ishte i ri. Filma si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” apo filmin e parë të James Bond, “Diamonds Are Forever”. Quentin Tarantino ka fituar dy Oscar deri tani, një për “Pulp Fiction” në vitin 1995 dhe për “Django Unchained” në vitin 2013.

Por duket se këtë herë nuk do të ketë Oscar për të pasi filmi i tij më i fundit “The Hateful Eight” ka marrë komente të vakta dhe nuk është klasifikuar as për “Golden Globes”, as për çmimet e sindikatës së aktorëve (SAG Awards), dy tregues të tendencave për Oscar-ët e ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF