Renis Gjoka: “Vendi më i çmendur ku kam bërë seks…” - Busull
KreuBusull

Renis Gjoka: “Vendi më i çmendur ku kam bërë seks…”

Aristea Kola

Renis Gjoka është një nga përfaqësuesit e këngëtarëve të rinj të muzikës rrok. Ka spikatur në këtë rrymë që në daljet e tij të para në skenë, ndoshta për arsye se talenti i tij është i trashëguar. Këngëtari i njohur i mbrëmjeve me muzikë live të kryeqytetit rrëfen për Bordo.al detaje nga realizimi i klipit të fundit ‘Ia mbathim bashkë’, si dhe marrëdhëniet që ka me miqtë artistë. Renisi na tregon pa komplekse çmenduritë e tij në jetë, në dashuri dhe në skenë. Ju ftojmë të lexoni këtë intërvistë të artistit në Bordo.al, për të zbuluar më shumë rreth anës së çmendur të një rrokeri, si dhe projektit të tij të ardhshëm muzikor…

U riktheve me një klip veror dhe romantik, si lindi ideja për këngën dhe klipin? Na zbulo disa prapaskena nga xhirimet.

Kënga ishte pjesë e një plani afatgjatë që unë kisha për këtë sezon. Mbasi publikova “Po tani?” në verën e kaluar dhe “Sot” në mars të këtij viti, erdhi edhe kënga “Ia mbathim bashkë” së fundmi. Klipi është mundësuar nga Digitalb, ku gjej rastin t’i falenderoj sërish. I jam përmbajtur objektivave të mia deri tani, dhe deri në dhjetor të këtij viti, do realizoj edhe publikimin e dy këngëve të reja, ku me shumë mundësi, njëra do të jetë në bashkëpunim me një artist/e tjetër.

Kujt i ke thënë ‘Ia mbathim bashkë’ në jetën reale? Je tip që arratisesh shpesh nga qyteti me të dashurën?

Sikur  të kisha mundësi, do ja mbathja gjithmonë në kërkim të eksperiencave dhe aventurave të reja, por ritmi i shpejtë dhe intensiv i punëve, nuk ma mundëson këtë gjë. Mund të them se që në momentin e parë që më jepet mundësia, ja fus vrapit!

Si i ke marrëdhëniet me miqtë artistë? Ka miqësi apo rivalitet mes rrethit të artistëve shqiptarë sot?

Kam përshtypjen se po të pyesësh kolegët e mi për mua, mendoj se do të thonë që jam tip i shoqerueshëm dhe çun i mirë. Shpresoj të mos jem gabim. Unë të paktën nuk i kam parë ndonjëherë si rivalë. S’kam përse. Jam i mendimit që gjithsekush mund ta krijojë vetë korsinë e tij në këtë “rrugëtim” profesional, pa pasur nevojë të bëj xing duke u futur në korsitë e të tjerëve. Të paktën këtë moto kam unë.

Si do të jetë stina e verës, punë apo pushime?

Ja, po sajohem me ditë për pushimet. Nga 2-3 ditë herë pas here kur gjej kohën. Qejfi ma ka të bëj dhe një dy javësh të pandërprerë, por mendoj se do të ndodhë nga shtatori. Shpresoj të na mbajë koha.

A do vazhdosh të jesh i pranishëm në mbrëmjet live edhe gjatë verës?

Sigurisht. Kjo është dhe arsyeja pse nuk po i bëj dot tamam pushimet.

Cili është destinacioni që ke zgjedhur të pushosh këtë verë dhe me kë?

Akoma nuk dihet.

Në Instagram keni treguar se keni filluar punën për një këngë të re. A mund të na zbulosh diçka tjetër rreth saj, rrymën muzikore apo bashkëpunëtorët?

Deri tani mund të them vetëm se është sërish një prodhim i Tull Productions, të cilët prodhuan edhe këngën e fundit “Ia mbathim bashkë”. Duke qenë se tek kënga e fundit, tentova të eksperimentoj disi, këtë herë kam vendosur të tentoj akoma më shumë. Pra, do ndodhin ndryshime.

Sa i çmendur është Renisi?

Psikopat fare!

Sa i çmendur je në një lidhje?

Nuk jam fare!

Cila është sakrifica apo  veprimi më i çmendur që ke bërë për dashurinë?

Them se duhet të kem bërë shumë. Por, e stimuloj trurin që mos t’i mbaj mend të mirat që bëj në mënyrë që mos t’i imponohem njerëzve për të më qenë mirënjohës. Nuk jam tip që dua të lavdërohem.

Veprimi më i çmendur që ke bërë në një studio televizive, por që nuk është parë nga publiku?

Nuk kam bërë. Mundohem të jem sa më i përmbajtur dhe efiçent në daljet e mia televizive pasi gjithmonë dua t’i jap rëndësinë dhe vlerat e duhura imazhit që përfaqësoj.

Një artist ka shpesh edhe fansa të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës. Ka patur ndonjë veprim të çmendur që një fans ka bërë për Renisin.

Sigurisht. Ndodh herë pas here. Është gjithmonë kënaqësi.

Kur je në kulmin e nervave, çfarë bën? Cili është veprimi më i çmendur në ato momente?

Varet nga rrethanat. Por zakonisht, në qoftë se ndodh që mund të bëhem agresiv, nuk e manifestoj tek të tjerët. Thjesht i bëj keq vetes. Si për shembull,  përplas celularin tim në mur ose në tokë. Me statistikë, kam thyer pesë celularë nëpër mure e dysheme deri tani. Kjo është edhe arsyeja pse telefoni im është shumë modest. Sepse me shumë mundësi, edhe ky do të ketë fatin e të tjerëve.

 Ka edhe dhurata apo surpriza të çmendura. Të kanë bërë, apo ke bërë të tilla?

Nuk jam tip që më jepet për surpriza. Kurse anasjelltas ka ndodhur shpesh.

Vendi më i çmendur që ke bërë seks?

Në një banjo lokali!

Veprimi më i çmendur që ke bërë kur ke qenë i dehur?

Gjumë në skenë.

Shpenzimi më i çmendur që ke bërë për një veshje?

Nuk para kam bërë shpenzime të çmendura për veshje.

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF