Revista Popdust: “Ylli shqiptar Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha!” - Celebrity
KreuCelebrity

Revista Popdust: “Ylli shqiptar Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha!”

Fama dhe suksesi i këngëtares Era Istrefi i ka kapërcyer kufijtë. “Duhet të kesh diçka tepër të veçantë për të konkurruar në muzikën ndërkombëtare dhe Era e ka atë”, kështu nis artikulli i revistës amerikane Popdust për këngëtaren e “No I love yous”.

Era përshkruhet si artistja e parë shqiptare që ka arritur të ketë sukses në botë, ndërsa ajo e quan këtë arritje si një mrekulli dhe një ëndërr që po realizohet, edhe pse tmerrohet nga fakti se nuk ka ende shumë njohuri mbi industrinë muzikore amerikane.

 

Bashkëpunimi me reperin French Montana cilësohet si një këngë plot emocion mbi një marrëdhënie fizike, një puls mjaft argëtues e seksi që rreh e padyshim hiti që do të donit të dëgjonit gjatë gjithë fundjavës.

“Unë jam introverte dhe ekstroverte”, tregon Era, “Flas për emocionet dhe ndjenjat dhe vë energjinë time në muzikë”. Era me sytë me bisht, me veshjen me crop top dhe pantallonat e guximshme përcjell një mesazh të qartë kulture në kamera, shkruhet në artikull.

Këngëtarja rrëfen pasionin dhe urinë për muzikën dhe për stilin e saj të veçantë tregon se është inspiruar nga muzikat reggae dancehall, hip hop, techno, dhe alternative, si edhe nga këngëtaret Beyonce dhe Rihanna.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF