Cindy Crawford, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer ribashkohen për ‘Balmain’ - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Cindy Crawford, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer ribashkohen për ‘Balmain’

Ato janë supermodelet që bënë epokë në vitet ’90, dhe tani Cindy Crawford, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer vërtetojnë se ende e ruajnë sharmin dhe talentin teksa janë ribashkuar për një fushate mode mjaft të nxehtë. Naomi, 45 vjeçe; Cindy, 49 vjeçe, dhe Claudia, 45 vjeçe janë yjet e fushatës së ‘Balmain’ për pranverë-verë 2016 dhe duken të mahnitshme në foto bardhë e zi. Duke vërtetuar se vitet për to janë thjesht shifra, treshja e supermodeleve kanë shkëlqyer duke treguar edhe një herë se marrëdhënia e tyre me aparatin fotografik është e pavdekshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF