Rikthim pas në kohë, me disa nga moderatorët më në zë të momentit! - Celebrity
KreuCelebrity

Rikthim pas në kohë, me disa nga moderatorët më në zë të momentit!

Tashmë është bërë e zakonshme që personazhet publikë të ndajnë me ndjekësit momente nga e kaluara. Disa nuk i kemi njohur, të tjerë kanë mbretur po njësoj, për një pjesë kemi thënë: ‘sa kanë ndrushuar!’… Këtë herë, ka qenë Drini Zeqo ai që nuk ka sjellë vetëm imazhin e vetes para shumë vitesh, por edhe të disa prej kolegëve të tij.

Në një foto të vetme: Arbana Osmani, Ermal Mamaqi, Eno Popi, Xhoi e Drini Zeqo na kujtojnë se prej sa kohësh tashmë jemi mësuar t’i shohim si pjesë e ekranit. Ishte koha kur të gjithë emrat e lartpërmendur punonin për Top Channel, ndërsa u konsideronin edhe si prurjet më ‘trendy’ të këtij televizioni në veçanti. “Aty ku nisëm. Ishte kohë e paparë”, ka shkruar Drini, ndërsa ende nuk ka marrë komente nga kolegët.

Me pamje më fëminore, por jo krejt ndryshe bga se i njohim sot, një foto e tillë na kujtoi një periudhë që tashmë është lënë në harresë për publikun. Lëvizjet në televizione kanë qenë nga më të shumtat, por ja që personazhet nuk kanë frikë ta kthejnë kokën prapa. Kush nga moderatorët mendoni se ka ndryshuar më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF