Nga riviera franceze në Monte Carlo, kush e shoqëron Kiara Titon në pushime - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Nga riviera franceze në Monte Carlo, kush e shoqëron Kiara Titon në pushime

Kiara Tito ka zgjedhur që këtë jave të udhëtojë drejt Francës për të kaluar disa ditë pushimi. Prezantuesja shqiptare nuk mund të mos memorizonte në foto qëndrimin dhe bukuritë e rivierës franceze e këto momente i ka ndarë edhe me anë të fotove me ndjekësit e saj në Instagram.

Menjëherë pasi panë vendndodhjen, komentuesit kanë nisur aludimet se kush mund të jetë personi që e shoqëron brunen në Cote d’Azur e nëse po mendoni se me të është i dashuri i shumëpërfolur dhe i aluduar Butrint Ymeri, gaboheni!

Kiara i është përgjigjur vetë njërit prej komenteve se në fakt ajo ndodhet atje me mamanë e saj, duke shuar kështu çdo dyshim. Pas ndalesës në rivierën franceze, Kiara ka vijuar udhëtimin e destinacioni i radhës ka qenë Monte-Carlo në Monaco.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF