Rosie Huntington-Whiteley sjell në jetë fëmijën e saj të parë - Celebrity
KreuCelebrity

Rosie Huntington-Whiteley sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Ishte viti i shtatzënive, kur gjithçka e nisi Beyonce, duke u pasuar nga Amal Clooney dhe Rosie Huntington-Whiteley. Ndryshe nga dy nënat e tjera, supermodelja nuk ka sjellë në jetë binjakë. Djali i porsalindur i çiftit Rosie dhe Jason Statham, quhet Jack Oscar (Statham), dhe këtë e ka bërë vetë të ditur Huntington-Whiteley, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Foto e ëmbël e ndarë me fansat, ku shihet dora e Jack Oscar sipër gishtit të së ëmës, nuk është lënë pa u shoqëruar me detajet lidhur me peshën dhe datën e saktë të lindjes – përkatësisht 24 qershor 2017. Modelja e shpalli lajmin e pritjes së ëmbël në shkurt, e që nga ajo kohë kemi parë shumë nga proçesi i saj 9 mujor i shtatzënisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF