Rutina e bukurisë që duhet të ndiqni përpara gjumit! - Fashion
KreuFashion

Rutina e bukurisë që duhet të ndiqni përpara gjumit!

Bukuria po vihet çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes, e blerjet më të shumta po fokusohen kryesisht në këtë drejtim. Shpenzimi për produktet kozmetike është gjithnjë e më në rritje, e femrat janë në kërkim të kremërave e artikujve të tjerë efikasë lidhur me pamjen e jashmte. Locione për ditën, të tjerë për natën; maska flokësh e fytyre; zbutës lëkure – këto e shumë të tjera janë pjesë e koleksionit jo të pakët të produkteve të bukurisë tek vajzat.

Çfarë ka më shumë rëndësi, është përkujdesja gjatë natës. Dhe jo, nuk ka lidhje me të qemdruarin zgjuar, vetëm për t’i kushtuar të tjera orë vetes! Ajo çka aplikojmë në lëkurë apo trup përpara gjumit do të ndikojë në mënyrë perfekte tek mënyra se si do dukemi të nesërmen. Ky, në fakt, është rregulli më i rëndësishëm, por njëkohësisht më pak i ndjekur, e kjo si pasojë e neglizhencës së shumicës. Është një gabim i madh të mos i kushtojmë rëndësi paraqitjes përpara se të shkojmë në shtrat, e për këtë arsye ne ju paraqesim më poshtë rutinën e bukurisë që duhet të ndiqni në përfundim të ditës:

1. Fshini grimin.
2. Vendosni kremin e preferuar në fytyrë.
3. Lyjini duart me balsam.
4. Aplikoni krem të veçantë poshtë syve.
5. Lani dhëmbët.
6. Aplikoni krem zbutës edhe tek këmbët.
7. Lidhni flokët lart.
8. Përdorni këllëf jastiku prej mëndafshi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF