Kur Olta sfidon të ftohtin/Aktorja shfaqet me poza të nxehta në mes të borës! - Celebrity
KreuCelebrity

Kur Olta sfidon të ftohtin/Aktorja shfaqet me poza të nxehta në mes të borës!

Olta Gixhari njihet për natyrën e saj të guximshme, sa herë vjen puna tek pozat provokuese. Tejet e stërvitur me syrin e aparatit të kamerës, nuk është hera e parë që Olta ngre temperaturat me hiret e saj. Por, këtë herë, aktorja ka marrë një hap edhe më të guximshëm.

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Ndonëse në Tiranë nuk po ndihet shumë, të tjera qytete janë mbërthyer nga moti i keq apo i ftohti. Vende si Dardha e Korçës u mbuluan edhe këtë vit nga bora (siç e do zakoni), e pikërisht ky ka qenë destinacioni i Oltës për të realizuar një set fotografik. E veshur vetëm me xhinse dhe një pallto përsipër, vëmendjen e tërheq pjesa tjetër e zhveshur e trupit, nga ku dallohet dhe një pjesë e gjoksit. “Në Korçë me vajza shumë të talentuara. Së shpejti”, ka shkruar Gixhari, ndërsa duket se në pak kohë do të shohim diçka ndryshe nga aktorja.

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Edhe këtë herë, Olta ka sfiduar veten për realizimin e imazheve të reja artistike. E me kaq sa shohim, duket se seti i ri premton shumë…!

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF